Centro Evolucione Moda
Akademia Centro Evolucione Moda është shkolla e parë dhe e vetme shqiptare e njohur nga ministria e arsimit dhe e shkencës. Ne operojmë në fushen e parukerisë dhe estetikes.
http://www.at-cem.com

Kolegji AGA XHITE
Shkolla Fillore (klasa I - V), Shkolla e mesme e ulët (klasa VI - IX), Shkolla e mesme (klasa X - XII); me drejtimet: Gjimnazi Matematikor me TIK, Administrim Biznesi, Farmaci, Dogana dhe Shpedicion, Menagjment Hotelerik dhe Turizëm, Dizajn mode.
http://www.agaxhitecollege.org

Kolegji Mehmet Akif - MAC
MAC ofron edukim të lartë për nxënës duke u fokusuar në të arriturat akademike dhe zhvillimet e përgjithshme personale pa marrë parasysh fenë, racën, kombësinë apo gjininë. Më shumë se 90% e maturantëve tanë kanë arritur të regjistrohen në universitete dhe institucione për mësim të lartë në gjithë botë.
http://www.mackosova.com

Kolegji Universitar Tempulli
ARSIMI PROFESIONAL - shkolla e mesme e lartë, niveli i III-të sipas ISCED-it. DEPARTAMENTI I INSTRUKTORËVE TË VOZITJES - ky shkollim i takon nivelit të IV-të sipas ISCED-it dhe përfshin të gjitha kategoritë e vozitjes. ARSIMI UNIVERSITAR - fakultetet që ofrojnë studime trevjeçare në lëmin e studimeve teknike, niveli i V-të, sipas ISCED-it. SHËRBIME PROFESIONALE TË CERTIFIKUARA NGA MASHT-i dhe MTPT-ja: Trajnimi për inspetues të kontrollimit teknik të automjeteve (të gjitha vijat)
http://www.tempulli.org

Kompania Arsimore Jo Publike KRISTAL
Kompania Arsimore Jo Publike KRISTAL, më e hershmja në fushën e arsimit, ka në veprimtarinë e saj arsimimin e brezit të ri. Ajo e shtrin aktivitetin e saj në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Edukimi në strukturat arsimore përfshin arsimin parashkollor, 9 vjeçar, të mesëm dhe universitar. Në të gjitha ciklet e formimit të brezit të ardhshëm ofrohet nivel i lartë mësimdhënie, trupë pedagogjike profesioniste, bazë didaktike bashkëkohore dhe shërbime të ndryshme.
http://www.kristal.edu.al

Universiteti FAMA
Universiteti FAMA është themeluar në vitin 2002 në Prishtinë dhe synimi i këtij institucioni është krijimi i një identiteti të veçantë me atë që sot e kanë shumë universitete botërore. I bazuar në plan programet e universitetit të Hardvardit, Arizonës dhe Oksfordit Universiteti FAMA ka plotësuar të gjitha kushtet për licencim.
http://www.universitetifama.eu