Shoqata humanitare "Nëna Tereze Gjermani"
Me aktivitetin tonë mundësojmë: * Ndihmë individuale fëmijëve në nevojë * Kujdesemi për përzgjedhjen e fëmijëve të sëmurë, kontrollin e tyre, rregullimin dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për shërim jashtë vendit * Mundësojmë sjelljen dhe trajtimin e fëmijëve të sëmurëve - për shërim e kurim mjekësor jashtë Kosovës - në Gjermani, Zvicër e vende të tjera * Ofrojmë përkujdesje për fëmijët dhe nënat - para, gjatë dhe pas operacioneve - nëpër spitale * Financojmë specializimin, jashtë Kosove, të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor. * Investojmë në ndërtimin dhe renovimin e reparteve - më të nevojshme spitalore për fëmijë - në Kosovë * Bëjmë blerjen dhe dërgimin e pajisjeve mjekësore në Kosovë
http://www.mteresa.org